KF Vushtrria, është treguar mollë e fortë sonte për KF Prishtinën pasi që ka arritur ta dërgojë në vazhdime ndeshjen gjysmëfinale në Vushtrri
Prishtina hyri në këtë ndeshje si një favorit sidomos pas fitores se tyre prej 1-0 në Pejë.
Në ndeshjen e parë kishte shënuar Basit Ghalid dhe doli pikërisht ky lojtarë shpëtues i Prishtinës edhe në ndeshjen e dytë.
Ekipi KF Vushtrria ishte hyrë i supermotivuar në ndeshje sidomos me tifozët e saj ultra të cilët e bën përsëri atmosferë në qytetin antik të Kosovës.
Kështu erdhi edhe të goli i barazimit që kësaj here e shënoi Daut Maxhuni në minutën e 48 ë takimit.
Ky gol bëri që rezultati të barazohet dhe ndeshja të shkoi në vazhdime.
Prishtina në vazhdime u tregua skuadër më e përgatitur dhe realizoi golin e barazimit me Khalid në minutën e 98 të vazhdimeve.
Kështu Prishtina në finale kaloi ku do të takohet me KF Vëllaznimin e Gjakovës, të cilët eliminuan Drenicën.
Reagon Zulfaj: Masat e BE nuk u hoqën me fjalë të Osmanit, p...
Kryeministri i Pakistanit bën thirrje që Trump të zgjasë afa...
Osmani: Ata që punojnë në institucione e dinë kë e kemi thir...
Don Xhoni ka një “dhuratë” për fansat e tij
Rritja e çmimeve të naftës me efekt zinxhiror në disa fusha
Tensionet në rritje në Iran/ Kuvajti paralajmëron qytetarët:...