Sigal Prishtina ka arritur të shënoj fitore në derbi me Golden Eagle Ylli pas vazhdimeve me rezultat 93-89, ndeshje kjo e luajtur në kuadër të xhiros së 10-të në elitën e basketbollit kosovar.
Prishtina pati epërsi prej 20 pikësh mirëpo suharekasit ia dolën të barazonin rezultatin dhe ta dërgojnë ndeshjen në vazhdime, por kryeqytetasit nuk lejuan befasi dhe e ndalën fitoren në Prishtinë, shkruan Arbresh.info.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat 57-43, teksa pas kohës së rregullt rezultati ishte 82-82.
Më i dalluari për fitoren e bardhekaltërve ishte Damiree Burns me 24 pikë e 17 kërcime. Lojë të mirë bëri edhe Grant që shtoi 20 sosh dhe Lekndraj 18.
Ndërsa për Yllin, shkëlqeu Nesbitt me 22 pikë.
Kjo është fitorja e gjashtë për Prishtinën krahas tre humbjeve, teksa kanë një ndeshje më pak.
Ndërsa, Ylli pësoi disfatën e pestë në 10 ndeshje./Arbresh.info
Mbappe në dyshim për ndeshjen me Real Sociedadin
“Kadri Veseli të shpallet i pafajshëm” – përfundojnë fjalët ...
Kosova ekstradon të kërkuarin nga Gjermania, e dorëzon një t...
Kiana Kryeziu nuk mund ta përfundojë garën në “Super G...
“Ballistët” konfirmojnë mbështetjen për protestën e 17 shkur...
Presidenti i Atleticos deklarohet sa i përket thashethemeve ...