Sigal Prishtina ka arritur të marrë një fitore shumë të rëndësishme me rezultat 75 – 74 ndaj Pejës në kuadër të xhiros së 19-të në Superligën e Kosovës në basketboll.
Kryeqytetasit e nisën më mirë takimin duke mbyllur pjesën e parë me shtatë pikë epërsi, shkruan Arbresh.info.
Nërkohë dy çerekët e fundit sollën dramë të madhe ku në sekondat e fundit të takimit bardhekaltrit arritën të mbanin epërsinë e krijuar nga pjesa e parë.
Më i dalluari në këtë sfidë tek kryeqytetasit ishte Mahalbasic me 15 pikë dhe 11 kërcime. Po ashtu edhe Clark shtoi 14 tjera.
Ndërkohë tek pejanët më i miri ishte Dardan Berisha me 14 pikë.
Tashmë pas 19 ndeshjeve, Sigali ka 11 fitore e tetë humbje ndërsa Peja pësoi disfatën e nëntë krahas 10 triumfeve./Arbresh.info
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...