Prishtina e Re po vazhdon të prezantojë futbollistët që ka arritur marrëveshje me ta për edicionin e ri 2025/26, ku synon të dal sa më mirë në Superligën e Kosovës.
Ditën e sotme ata janë përforcuar me Arlind Shabanin, shkruan Arbresh.info.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook të klubit kryeqytetas.
Ai është 23-vjeçar dhe luan në pozitën e mesfushorit, teksa klubit prishtinas i bashkohet pas një edicioni mbresëlënës me FC Ferizaj.
Në edicionin e fundit, Arlindi zhvilloi 34 paraqitje në Albi Mall Superligë dhe Kupën e Kosovës, duke qenë një nga lojtarët më të qëndrueshëm në mesfushë./Arbresh.info
Selin: Gimbon sikur e kam kërkuar me laps dhe letër, më ka p...
Trump: Ultimatumi ndaj Iranit do të sjellë rezultat pozitiv
Ekspertët paralajmërojnë: Përdorimi i kokainës po del jashtë...
Rutte: Jam plotësisht i bindur se NATO do ta hapë Ngushticën...
Guardiola: Është gjithmonë speciale të fitosh një trofe, kem...
Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, e dyshuara dhe vikti...