Stërvitjet për edicionin e ri i kanë nisur me intensitet të lartë. Fazën përgatitore e nisën në Bansko të Bullgarisë, e tani po e vazhdojnë në tempullin e tyre.
“Prishtina e Re” është gati për sezonin debutues në elitën e futbollit kosovar.

Me një skuadër cilësore, ku edhe afrimet e disa lojtarëve me emër nuk munguan, bardhekaltrit synojnë majat e Superligës vendore.

Në një intervistë për Arbresh.info, trajner i kryeqytetasve, Elon Berisha, ka treguar rreth fazës përgatitore, ku rezultatet e mira nuk munguan.

Më tej, ai thekson objektivat e Prishtinës së Re në elitën e futbollit kosovar.
Futbollisti, Fatlum Azizi ka treguar për atmosferën brenda klubit, si dhe synimet e Prishtinës së Re në edicionin e ri.
Një ndër transferimet e reja të klubit është edhe Elvis Prençi.
Ani pse lojtar i ri ai thotë se ndjehet si në shtëpinë e tij këtu. Po ashtu shprehet i kënaqur me ritmin e punës tek klubi.






Ndryshe, Prishtina e Re debuton në Superligën e Kosovës ndaj Malishevës. Edicionin i ri i garave në elitë nis me 16 gusht./Arbresh.info/ Drilon Halili/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...