Skuadra e Prishtinës ka shpreh pakënaqësitë me fushën e trajnimit në Kastriot. Ende klubi kosovar vazhdon të ketë probleme më stadiumin, pasi ky i fundit është duke u riparuar.
Klubi pas dhjetë ditëve të përkryera të fazës përgatitore në kushtet optimale të kompleksit të hotelit “Onix” të Banjës, skuadra rikthehet në Kastriot – në fushën ndihmëse, aspak të mirë. Pra, bardhekaltrit po vazhdojnë vuajtjet për fushë stërvitore!
Ndërsa nesër, e martë – 1 gusht, në Gjakovë nga ora 17:00 ndeshet në miqësore me Vëllaznimin – skuadra me nam e futbollit tonë e rikthyer këtë edicion në Superligë.
Ndërsa të dielën më 6 gusht në Shkup nga ora 17:00 ndeshet në stadiumin e “Çairit” me Shkupin, ish-Sloga- tre herë kampione e Maqedonisë, anëtare e elitës së futbollit të Maqedonisë.
Drita shënon ndaj Celjes, Blerim Krasniqi ngushton epërsinë
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia ...
Milot Avdyli protagonist, Celje e mbyll me dy gola epërsinë ...
Osmani pas deklaratave të Trump në Bordin e Paqes: Kosova so...
Celje realizon ndaj Dritës
Kurti mbledh nesër në mëngjes ministrat