Sigal Prishtina ka fituar pa problem ndaj RC Cola Dritës me rezultat të thellë 105:53.
Skuadra prishtinase ishte më e mirë nga fillimi deri në fund për të shënuar fitoren e katërt këtë edicion (ka edhe tri humbje), ndërsa gjilanasit mbeten skuadra e vetme në elitë pa fitore, duke regjistruar tetë humbje në tetë ndeshje.
Vendasit e filluan furishëm duke pasur 24 pikë epërsi në çerekun e parë, 28:4, ndërsa kjo pjesë përfundoi 29:10.
Epërsinë e thelluan në periudhën e dytë, ku më e larta ishte 34 pikë, 58:24, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me shifrat 60:28.
Kryeqytetasit nuk u ndalën as në periodën e tretë, ndërsa mysafirët nuk kishin zgjidhje për lojën e tyre.
Kështu epërsia sa vinte e shtohej, ku shkoi deri në 42 pikë, 81:39, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 86:47.
10 minutat e fundit ishin vetëm formalitet, ku fituesi dihej, dhe ajo ishte Sigal Prishtina që triumfoi me rezultat 105:53.
Te Sigal Prishtina u dalluan Muhamedali Janjeva me 14 pikë e 10 kërcime, me 15 pikë e tetë kërcime, Meriton Ismaili me 22 pikë e gjashtë kërcime dhe Dachon Burke me 16 pikë, kurse te RC Cola Drita u dallua Isaiah Johson me 11 pikë e katër kërcime.
5.8 milionë euro për ndërtimin e Qendrës Nacionale të Xhudos...
Forcohet bashkëpunimi mes Prokurorisë dhe Departamentit Amer...
Përparim Rama mbështet “protestën gjithëkombëtare” në RMV: S...
Shkon në dy numri i viktimave të aksidentit në “Ibrahim Rugo...
Rrëzohet kërkesa për modifikimin e dënimit të Haxhi Shalës
Ngjarje e rëndë në Gostivar: Gjendet e varrosur një grua që ...