Malcom e ka puthur logon e Barcelonës pas transferimit të tij për 40 milionë euro nga Bordeauxi.
Braziliani ishte i gjithi i vendosur për transferim te Roma, por gjiganti katalunas reagoi në minutat e fundit duke ia rrëmbyer skuadrës italiane shënjestrën e tyre, transmeton portali arbresh.info.
Fluturimi i tij te kryeqyteti italian u anulua pas prishjes së marrëveshjes dhe Malcon përfundoi te Barcelona duke lënë të tronditur “Giallorossët”.
Malcom është prezantuar nga kampioni spanjoll dhe lojtari puthi logon e klubit pas 24 orëve mjaftë dramatike.
21-vjeçari do të nënshkruaj kontratë pesë vjeçare me gjigantin katalunas./arbresh.info/
Flick flet rreth lëndimit të Yamal
Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, shkak dyshohet një sh...
Sulmi i madh rus ndaj Ukrainës vret katër persona
Aplikoi me patentë-shofer serb fals për konvertim në të Koso...
Kalim ilegal i kufirit në Han të Elezit, ndalohen tre person...
Rritet çmimi i naftës në Kosovë