Presidenti i Werder Bremen, Klaus Filbry, thotë se shitja e Milot Rashicës do t’i zgjidhte problemet financiare te skuadra e tij.
Rashica gjatë afatit kalimtar të verës ka qenë i lidhur me shumë skuadra, si Aston Villa, Leeds United, RB Leipzig dhe Bayer Leverkusen.
Madje, në ditën e fundit të afatit kalimtar, raportohej për një marrëveshje të arritur mes Werder Bremen dhe Bayer Leverkusen, por që dorëzimin i dokumenteve në federatë është bërë me vonesë.
Flibry për Bild, ka thënë se shitja e Rashicës do të ndihmonte klubin.
“Për shkak të situatës në të cilën jemi, ku brenda dy sezoneve kemi humbur rreth 30 milionë euro në të hyra, largimi i Milot Rashicës nga klubi jonë do i rregullonte gjërat dhe do të ishim në rrugë të mirë në aspektin ekonomik”, ka deklaruar Filbry.
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...