Superylli braizlian i Paris Saint-Germain, Neymar Jnr, gjithmonë e më shumë po lidhet me një largim nga Parc des Princes në drejtim të Real Madridit.
Neymari iu bashkua gjignatit francez në verën e kaluar, për shumën rekorde 198 milionë euro nga Barcelona.
Raportet e fundit kanë sygjeruar se braziliani shihet si zëvendësuesi ideal i Cristiano Ronaldos, nga presidenti i klubit madrilen, Florentino Perez.
Sipas “Diario Gol”, babai i Neymarit, Neymar Sr, ka darkuar me Florentino Perez rreth një marrëveshje të mundshme. Në rast të arritjes së marrëveshjes, atëherë përsëri do të thyhej rekordi, që vetë brazilian theu verën e kaluar.

Në këtë raport thuhet se Neymari shpreson se do të largohet nga Parc des Princes, në fund të këtij sezoni por si duket ai duhet të pres deri në verën e vitit 2019.
“Neymar Sr i ka premtuar presidentit të Realit se do të bëjë presion të madh në Nasser Al-Khelaifi, që i biri tij të largohet këtë verë”, ka shkruar Diario Gol.
“Ju keni fjalën time”, besohet se i ka thënë Neymar Sr.

Këto raportime kanë ngjallur reagime të shumta nga ish bashkëlojtarët e tij, si dhe analist të futbollit botëror.
Mbetet të shihet se a do të ndodh ky transferim, që do të ishte një shuplake e madhe për rivalin e përbëtuar të Realit, Barcelonën. /arbresh.info/
ASHAK sot mban mbledhje komemorative për akademikun Nexhat D...
Parashikimi i motit për sot
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...