Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez e ka pranuar se është një tifoz i madh i dy trajnerëve të skuadrave finaliste në UEFA Ligë të Kampionëve.
Duke folur për Onda Cero, Perez ka zbuluar admirimin e tij për Jurgen Kloppin (trajner i Liverpoolit) dhe Mauricio Pochettinon (trajner i Tottenhamit) duke thënë se në të ardhmen mund të përpiqet për t’i sjellë në Santiago Bernabeu, transneton portali arbresh.info.
“Klopp dhe Pochettino janë fenomenal”, thotë fillimisht ai. “Unë nuk kam tentuar për të nënshkruar me ata, por kjo nuk do të thotë se nuk do të përpiqem në të ardhmen”
Perez ka folur gjithashtu për disfatën që skuadra nën udhëheqjen e Klopp ia shkaktoi Barcelonës në Ligë të Kampionëve.
“Nuk isha i lumtur për disfatën e Barcelonës kundër Liverpoolit, por kjo shfaqi vlerën që ne bërë këto vite në Ligë të Kampionëve”
“Ndihem keq që lojtarët janë fshikulluar dhe ju, si një gazetar, i keni ofenduar ata. Nuk është normale, ne ushqehemi me diçka që nuk është e duhur”
“Isha i lumtur për fitoren e Liverpoolit kundër Barcelonës? Nuk gëzohem me hidhërimin e të tjerëve”, përfundoi Perez./arbresh.info/
Vetëvendosje fton PDK-në e LDK-në të propozojnë tre emra për...
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...