Besnik Hasi pati një eksperiencë të shkurtër dhe mjaft të diskutuar në krye të skuadrës së Olympiacos, duke u larguar me shumë polemikave dhe akuzave për një puç të bërë nga lojtarët.
Por, ai që nuk kishte folur deri në këto momente, presidenti Vangelis Marinakis ka thyer heshtjen në një bisedë private që ka pasur me miqtë e tij, në lidhje me shkarkimin e trajnerit shqiptar.
Sipas “sports365”, mesohet se presidenti ka deklaruar se ka gabuar me Besnik Hasin, duke qenë se duhet ta kishte shkarkuar atë që në momentin e parë pas humbjes me Sportingun, në ndeshjen e Champions League. Kështu ai do të kishte shmangur edhe humbjen në derbin me AEK.
Marianaqis, mësohet të ketë shtuar se nuk e kishte pasur aspak të vështirë që të gjente zëvendësuesin e Hasit, pasi Lemonis sipas tij ishte zgjidhja më e mirë.
Madje, ai ka thënë se është i bindur se trajneri 57-vjeçar do ta rikthejë sërish skuadrën në rrugën e sukseseve.
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...