Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, i shoqëruar nga këshilltari i tij, Besim Aliti, kanë pritur ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott.
Presidenti Krasniqi duke falënderuar ambasadorin Abbott për vizitën, e njohu me sfidat e sportit të Kosovës dhe përgatitjet që KOK-u po i bënë para pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike Tokio 2020, shkruan arbresh.info.
Në njoftim thuhet se ambasadori Abbott, që shoqërohej nga pronari i Kompanisë Vlera Sport, Faton Paqarada, ka uruar presidentin Krasniqi për zgjedhjen në krye të KOK-ut, derisa ka mbetur i entuziazmuar me të arriturat e sportit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Ambasadori uroi ekipin olimpik të Kosovës me në krye kampionen olimpike, Majlinda Kelmendi, të kthehet me medalje olimpike edhe nga Tokio 2020.
Të dyja palët shprehën vullnetin dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar edhe në të ardhmen, në përkrahjen për KOK-un dhe federatat sportive në Kosovë.
Presidenti Krasniqi i ndau figurën “Vrapuesja Ilire”, si dhe një orë të Lojërave Olimpike Tokio 2020./arbresh.info/
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir