Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini ka reaguar pas përleshjes që ndodhi në ndeshjen ndërmjet Trepçës dhe Vushtrrisë.
Kjo ndeshje u ndërprerë, pasi lojtarët filluan të përleshen me njëri-tjetrin.
Përleshja nisi teksa u ndal një faull për Vushtrrinë, derisa situata doli jashtë kontrollit me tifozët që filluan të hidhnin gjëra në parket, madje disa prej tyre iu bashkuan përleshjes.
Hendbollistët e Trepçës janë larguar dhe ndeshja u anulua.
Saraçini tha se duhet të merren masa të rrepta për këtë incident.
“Dhuna e cila u shfaq në ndeshjen mes Vushtrrisë e Trepçës na la shije shumë të hidhur. Incidentet, huliganizmi në mesin e lojtarëve dhe tifozëve, padyshim i sjell hije jo të mirë organizimeve të tilla. Por, nuk duhet përgjithësuar, ndaj duhet marrë masa të rrepta ndaj secilit që e dëmton klubin, qytetin, tifozët e sidomos familjet e lojtarëve si nga vendi ashtu edhe ata të cilët vijnë nga vende te tjera për të ushtruar hendbollin te ne”, tha ai.
Ndeshja u ndërpre në pjesën e dytë me Trepçën që po udhëhiqte 21:17./Arbresh.info/
Trump pranon armëpushim dyjavësh me Iranin
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...