Presidenti i Federatës së Futbollit të Turqisë, Ibrahim Hacıosmanoglu, ka motivuar maksimalisht kombëtaren e Turqisë në prag të finales së “play-off”-it të Kupës së Botës ndaj Kosovës.
Dardanët dhe turqit do të përballen të martën mbrëma në ‘Fadil Vokrri’ në sfidën vendimtare për kualifikim në Botërorin 2026.
Kreu i federatës ka qenë i pranishëm në stërvitjen e skuadrës, ku ka dhënë edhe një premtim të bujshëm për lojtarët në rast kualifikimi në Botëror.
Sipas mediave turke, ai u ka premtuar futbollistëve nga një vilë në Bodrum nëse arrijnë të sigurojnë fitoren ndaj Kosovës.
“Kemi 22 vite që nuk marrim pjesë në Kupën e Botës. Nëse kualifikohemi, do t’i shpërblej lojtarët me vila, të cilat do t’i paguaj personalisht nga xhepi im”, ka deklaruar Hacıosmanoglu.
Ky premtim vjen si një shtysë shtesë për përfaqësuesen turke, e cila synon rikthimin në skenën më të madhe të futbollit botëror pas një mungese të gjatë.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...