FCSB mbrëmë u eliminua nga faza kualifikuese e Ligës së Kampionëve nga Shkëndija e Tetovës me rezultat të përgjithshëm 3-1.
Kjo humbje shkaktoi zemërim të madh në kampin rumun, madje u shoqërua me deklarata jo profesioniste nga presidenti i këtij klubi, Gigi Becali, shkruan Arbresh.info.
“Shkëndija është ekip i dobët, është turp, ata janë ekip i divizionit C”, tha presidenti pas eliminimit nga tetovarët.
E tashmë klubi i tij do të përballet me një tjetër skuadër shqiptare, bëhet fjalë për Dritën e Gjilanit.
Skuadra nga Gjilani u eliminua nga Copenhagen, dhe gara do t’i vazhdojë në Europa League, ku kundërshtarë do ta ketë FCSB e eliminuar nga Shkëndija.
Becali nuk i ndal deklaratat kontroverse edhe ndaj skuadrës së Dritës.
“Nëse Kosova (Drita), nga ku është kundërshtari ynë i radhës në Ligën e Evropës na mposhtë, le ta lëmë edhe futbollin. Unë nuk dua ta bëjë këtë, por kështu duhet të jetë. Nuk mendoj se jemi më të dobët se ata (Drita)”, ka thënë Becali.
Ndeshja e parë luhet në Rumani me 7 gusht kurse një javë më vonë ndeshja e kthimit në Prishtinë./Arbresh.info
Oda Ekonomike e Kosovës kundërshton ndërhyrjen në çmimet e k...
Vdes çetniku serb Slavko Aleksiq, simbol i rrethimit famëkeq...
ZRRE-ja vendos ta zbatojë vendimin e Supremes për liberalizi...
KQZ: 88% e pakove me fletëvotime janë dorëzuar te votuesit j...
Shfuqizohet kufizimi kohor për kompensimin e udhëtimeve zyrt...
Bruno Fernandes e zbulon dëshirën për të luajtur në La Liga