Tema e regjistrimit të lojtarëve si Dani Olmo dhe Pau Victor është bërë mollë sherri mes La Ligës dhe Barcelonës.
Pasi që ishte miratuar regjistrimi i tyre, La Liga kishte dalur me një komunikatë duke thënë se marrëveshja nuk është përfshirë në llogaritë e fundit të audituara të klubit që do të thotë se Barça edhe një herë nuk ka vend për t’i regjistruar të dy.
Kjo e bëri që të reagonte presidentin e Barcelonës, Joan Laporta i cili ka thirrur një konferencë për media.
“Ne po luajmë një ndeshje kyçe sonte dhe La Liga po komunikon këtë mëngjes. E çuditshme. Ata nuk mund të na mundin në fushë, ndaj veprojnë jashtë saj”, u shpreh Laporta.
“Ne do t’i përgjigjemi La Ligës. Ata duan të sulmojnë interesat tona. La Liga miratoi nënshkrimet e Pau Victor dhe Olmo dhe tani ata kanë ndryshuar mendje. Pse?. A bënë ata një punë të keqe në radhë të parë kur miratuan operacionet”, shtoi Laporta.
Barcelona, sonte do të përballet në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit kundër Atletico Madridit, në “CIVITAS Metropolitano”, në orën 21:30.
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...
Trump thotë se Izraeli do të jetë i gatshëm të përfundojë lu...
“ Ka shenja pendese, s’është i dhunshëm’’, flet avokati i Gj...