Presidenti i Atletico Madrid-it, Enrique Cerezo beson se ata mund ta fitojnë Ligën e Kampionëve, e cila do zhvillohet në gusht.
UEFA ende nuk e ka konfirmuar datën se kur do rikthehen garat, por planet janë që të zhvillohet me dyer të mbyllura, transmeton portali arbresh.info.
“Los Rijoblancos” arriti të kualifikohet në çerekfinale duke e mposhtur Liverpoo-in, ndërsa pastaj u suspendua sezoni.
Cerezo beson se skuadra e Diego Simeone mund t’ia dal të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon.

“Jemi në situatë të vështirë në La Liga, sepse duhet të përfundojmë në top katër”.
“Por, jemi duke ia dal mirë në Ligën e Kampionëve dhe jemi vetëm disa ndeshje para se të arrijmë qëllimin e fitimit”.
“Jemi skuadër e veçantë. Nuk do jetë befasi të fitojë Ligën e Kampionëve në një stadium të zbrazët dhe ky mund të jetë viti jonë”, deklaroi ai.
Simeone arriti dy herë në finale të Ligës së Kampionëve dhe në dy ndeshjet u mposhtën nga Real Madrid në vitin 2014 dhe 2016.
Pas hedhjes së shortit do e kuptojnë skuadrën e radhës, derisa ekziston mundësia e takimit me Real Madrid ose Barcelonës./arbresh.info
PDK-ja kundër propozimit të LVV-së për shmangie të procedurë...
Krasniqi Goodman dhe Tahiri emërohen të deleguara për të mbi...
Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut bëhet me pasaportë shqiptare
Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës
Vendimi i Komerciales, Oda Ekonomike thirrje që të mos polit...
MPB: Sistemi i hyrje-daljeve të BE-së me zbatim të plotë në ...