Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo iu është përgjigjur spekullimeve rreth sulmuesit Antoine Griezmann.
Për francezin spekullimet nuk pushojnë teksa flitet se ka edhe një marrëveshje transferimi me Barcelonën, por presidenti i klubit ka mohuar një gjë të tillë.
“Griezmann ka një kontratë dhe nuk mund të nënshkruajë me një ekip tjetër, këto janë fakte”, ka thënë fillimisht Cerezo për Marca.
“Ai nuk më ka thënë fare se do të largohet, kështu që do të habitesha shumë që kjo të ishte dëshira e tij”.
“Ajo që është e sigurt dhe ajo që unë mund t’ju them është se ai është nën kontratë dhe kjo do të thotë që asnjë shenjë tjetër nuk mund ta nënshkruajë pa lejen tonë dhe kjo është një kontratë e gjatë”.
“Nuk duhet të jemi të shqetësuar për këtë, besoj se ai është i lumtur dhe dëshiron të vazhdojë të luajë për Atleticon përtej këtij sezoni”, përfundoi presidenti i klubit.
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...