Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka zhvilluar sot një vizitë pune në Tiranë, ku është takuar me presidentin e FSHF-së, njëherësh anëtarin e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Armand Duka, para fillimit të kampionatit të ri dhe për të diskutuar për Komisionin Hat-Trick.
Me këtë rast presidenti Ademi konsultoi presidentin Duka për projektet e dërguara të të dyja federatave në programin e UEFA-s “Hat-Trick”, si dhe për mënyrën e bashkëpunimit të ndërsjellë për arsye të situatës së re të krijuar në futbollin kosovar ku shumë futbollistë dhe disa trajnerë nga Shqipëria janë të angazhuar në Kosovë. Po ashtu u diskutua edhe për vazhdimin e licencimit të trajnerëve kosovarë me licencat UEFA të kategorive që nuk i ka ende Kosova, pasi siç dihet FFK i ka të lejuara për momentin vetëm licencën C dhe UEFA B.
Presidenti Ademi kërkoi më shumë se dy vende në vit për Pro-Licencë, që është kërkesë dhe nevojë për trajnerët kosovarë, sepse FFK nuk mund të organizojë Licencën Pro, të paktën edhe në 3 vitet e ardhshme, pasi duhet të pritet koha e paraparë për këtë nga UEFA.
Gjithsesi, UEFA deri më tash ka lejuar me procedurë të shpejtë kalimin e kategorive, ngase FFK ka ecur me rregulla strikte në çështjen e licencimit. Në këtë drejtim Duka premtoi se do të lejojë edhe më tutje me kënaqësi licencimin e trajnerëve nga Kosova.
Madje, ai, theksoi se do të mundohet që të krijojë edhe më shumë vende për Pro-Licencë për trajnerët kosovarë, gjithmonë në koordinim me UEFA-n.
“Autori 58-vjeçar qëlloi me armë në dysheme”, policia jep de...
“A po ndaleni, idiotë”, Labi eskalon me fjalor b...
Ambasada e Italisë uron Haxhiun e Kurtin: Mezi presim të vaz...
PS kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë deklaratë kundër gjykimit...
Kush përfiton nga paga e 13-të? Murati jep detaje
Grabitje e armatosur në një bankë në Tiranë