Lionel Messi ka premtuar se do të ecë nga Arroyo Seco në San Nicolas nëse skuadra e tij kombëtare bëhet kampione e botës vitin e ardhshëm.
Në një intervistë ekskluzive për ‘Sportia’, Lionel Messi është detyruar të bëjë një premtim nëse skuadra e Argjentinës arrin të fitoj Kampionatin Botëror në Rusi, transmeton portali arbresh.info.
Gazetari Martin Arevalo e pyeti atë nëse do të guxonte të ecte nga Lujani apo San Nicolas nëse fitojnë titullin dhe Leo u përgjigj kështu:
“Të shkojmë në San Nicolas, nëse duhet të shkojmë, të shkojmë aty”
Distanca është rreth 50 kilometra nga shtëpia e Lionel Messit në Arroyo Seco deri te Basilica ku ndodhet ky qytet.
Më pas edhe Sergio Kun Aguero ka premtuar të njëjtën gjë duke shtuar se “Do ta bëjmë me nxitim”./arbresh.info/
Hoxhaj takohet me shefen e BE-së në Mynih, flasin për Kosovë...
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht Rahovecin 029
Tragjedi në Alpet italiane, orteku u merr jetën dy skiatorëv...
RENEA mbyll me sukses pjesëmarrjen në UAE SWAT Challenge
Privatizimi që nuk po sjell fitim
Rashica vendimtar në fitoren e Besiktasit