Premier League vijon me ndeshje interesante, luajnë Chelsea e Man Utd

10:16 | 27 Dhjetor 2022
K.B

Premier League vijon edhe sot me ndeshje interesante në kuadër të javës së 15 të kampionatit.

Në orën 18:30 në fushë do të zbarkojë Chelsea që do të jetë mikpritës i Bouremouth,

Kurse me fillim nga ora 21:00, Manchester United pret skuadrën e Nottingham Forestit.

Si për Chelsean, ashtu edhe për Man Utd është jetike fitorja, në mënyrë që ta ruajnë sadopak hapin me kreun, aty ku gjendet Arsenali që është arratisur në vendin e parë me 40 pikë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale