Google ADS

Pranimi i Kosovës në Uefa vitin e ardhshëm?

19:24 | 9 Mars 2015
Arbresh.info

Michel Platini në një deklaratë për RTV 21, ka thënë se Kosova do të mund të pranohej në familjen evropiane të futbollit në vitin 2016, ndonëse nuk është shprehur i sigurt.

“Jemi në një proces kur Kosova do të jetë pjesë e familjes evropiane, por ka rregulla dhe statute, kjo do të ndodh, por nuk e di kur, ndoshta më 2016-tën”, ka deklaruar presidenti i UEFA-s.
|
Ai gjithashtu nuk ka lënë pa përmendur faktorët që ndikojnë në pranimin sa më të shpejtë të Kosovës.
“Rreth aplikacionit të Kosovës është një proces që ka filluar kohë të gjatë, ka marrë kohë për të ardhur deri këtu, mirëpo ka aspekte politike dhe ligjore, ka statute”, tha Platini.

Ndërsa kur kryetari i FFK-së Fadil Vokrri ia dorëzoi aplikacionin për pranim, derisa Platini në momentin e dorëzimit tha: Çfarë është kjo? Pyeti ai. “Është aplikacioni ynë”, iu përgjigj Vokrri duke shtuar. “Do të ndodh do të ndodh”, ishte përgjigjja shpresë dhënëse e Platinit.

Shpërndaje në rrjete sociale