Portugalia e ka mbyllur pjesën e parë me dominim ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.
Pas vetëm pesë minutash lojë, Crisitano Ronaldo i kaloi portugezët në epërsi nga penalltia.
Ylli i Al Nassr e realizoi edhe të dytin, kur u asistua prej Joao Felix në minutën e 25-të.
Tre minuta më vonë Bruno Fernandez e shënoi të tretin, ndërsa Goncalo Inacio ishte në rolin e asistuesit.
Për 4-0 u përkujdes Joao Cancelo (32’), ndërsa ylli i Manchester United ishte asistuesi.
Joa Felix e realizoi golin e pestë, ndërsa Otavio e gjeti në mënyrë perfekte kur asistoi në minutën e 41-të.
Duket se pjesa e dytë do të jetë edhe më e tmerrshme për boshnjakët, duke ditur se pranuan pesë herë dhe nuk ia dolën të kundërpërgjigjen. /Telegrafi/
Sot festohet Kurban Bajrami
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...