Sot me fillim prej orës 16:00, luhet ndeshja e futbollit mes Prishtinës dhe Dritës nga Gjilani e cila do të vendosë kampionin e Kosovës për këtë sezon.
Tifozeritë e të dy klubeve, “Intelektualët” e Dritës dhe “Plisat” e Prishtinës kanë paralajmëruar përkrahje masive të ekipeve të tyre të zemrës në ndeshjen kryesore të këtij sezoni, shkruan lajmi.net.
E ndeshja e cila do të zhvillohet në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë, do të jetë në masa të rrepta të sigurisë nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, ka bërë të ditur për lajmi.net që për këtë ndeshje është shtuar personeli policor që do të kujdeset që siguria të jetë në nivel, dhe se policia e Kosovës është në nivelin më të lartë të përgatitjes.
“Normalisht që kur ka ndeshje të tilla ne e bëjmë shtimin e personelit policor, bëjmë sigurimin dhe parapërgatitjet, për ndeshje të tilla. Në aspektin e sigurisë ne jemi në nivelin më të lartë të përgatitjes”, ka bërë të ditur Ibraj.
Vlen të përmendet se të dy tifo-klubet kanë arritur paraprakisht një marrëveshje me Policinë e Kosovës që përveq sigurimit në stadiumin ku do të zhvillohet kjo ndeshje, të dy këto tifozeri do të kenë përcjellje gjatë udhëtimit së tyre nga njësitet policore.
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...