Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba pritet t’i nënshtrohet një testi mjekësor sot (e mërkurë) pasi ishte detyruar të largohet nga fusha në fitoren 3 me 0 të skuadrës së tij në Ligë të Kampionëve ndaj Baselit mbrëmjen e kaluar.
24-vjeçari u largua nga fusha në minutën e 19′ të ndeshjes në dyshimin se kishte dëmtuar kofshën e këmbës, transmeton portali arbresh.info.
“Nuk e di se sa i rënë është lëndimi i tij. E di vetëm nga përvoja ime që është një lëndim muskulor”, ka thënë Jose Mourinho për ‘MUTV’.

“Nga eksperienca ime, lëndimet muskulore iu ndalojnë të luani për disa javë. Ne nuk duhet të shqetësomi për lëndimet. Nëse nuk është në dispozicion Pogba të dielën, ne kemi Herreran, Carrickun, Fellainin dhe Maticin”
Skuadra e Jose Mourinhos do të pret Evertonin në Old Trafford në ndeshjen e tyre të ardhshme të dielën pasdite./arbresh.info/
Falsifikim i dokumenteve, arrestohen dy persona në Prizren
Stelina eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5
Dy të arrestuar në Vushtrri, sulmuan fizikisht një person
PSG dëshiron të nënshkruajë me yllin e Liverpoolit në verë
Nis intervistimi i komisionerëve të dyshuar për manipulim të...
Dita Botërore Kundër Kancerit