Paul Pogba nuk ka arritur të bëhet gati për ndeshjen ndaj Liverpoolit.
Mesfushori francez ka humbur derbin ndaj ‘The Reds’, pasi kishte pësuar një lëndim në stërvitjet e ditës së premte.
Por e përditshmja angleze ‘The Telegraph’, ka konfirmuar sot se lojtari nuk ia ka dalë të bëhet gati për ndeshjen ndaj Liverpoolit.
Kësisoj mungesa e Pogbas është një problem tjetër për Mourinhon pasi ndeshja ndaj rivalëve të përjetshëm është vendimtare për pozitën e dytë.
Pas mungesës së Pogbas, pozitën e tij në mesfushë pritet ta marrë talenti skocez Scot McTominay do ta nisë ndeshjen nga minuta e parë.
Mungesë tjetër në përbërjen e ‘Djajve të Kuq’ është edhe mesfushori spanjoll Ander Herrera.E sa i përket mesfushorit francez ende nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Sevillës. /Telegrafi/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...