Sulmuesi gjerman, Lukas Podolski ka shënuar një supergol gjatë ditës së sotme në ndeshjen e skuadrës së tij Gornik Zabrze ndaj Pogon Szczecin.
Gornik Zabrze ka fituar në udhëtim te Pogon Szczecin me rezultat të thellë 4-1 në ndeshjen e javës së 16-të në Superligën e Polonisë.
Megjithatë, vëmendjen e gjithë kësaj ndeshje e vodhi goli i fundit i ndeshjes, shkruan telegrafi.
Shënuesi i këtij goli ishte sulmuesi i njohur gjerman, Podolski, i cili befasoi të gjithë me goditjen e tij.
Podolski shënoi një gol të bukur nga më larg se gjysma e fushës, duke treguar klasin e tij dhe instinktin vrasës edhe në moshën 37-vjeçare.
Ky gol u shënua në minutën e 73-të dhe ishte i rezultatit përfundimtar 1-4.
Goli i gjermanit ka pushtuar rrjetet sociale.
37-year-old Lukas Podolski has still got it ?
(via @_Ekstraklasa_)pic.twitter.com/P3rT1SpMx4
— B/R Football (@brfootball) November 5, 2022
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve