Emërimi i pritshëm i Mauricio Pochettinos në postin e trajnerit të Paris Saint-Germain, mund t’i hapë rrugë edhe kalimit të Lionel Messit në kryeqytetin francez.
Trajneri i papunë argjentinas, sipas shumë mediave franceze, ka arritur marrëveshje me PSG-në dhe pritet vetëm ta hedhë nënshkrimin në kontratë.
Pochettino shihet si njeriu më i duhur për ta çuar përpara projektin e fuqishëm të PSG-së.
Sipas Le Parisien, ardhmja e Pochettinos mund të sjellë shumë më shumë në stolin e PSG-së.
Gazeta e përditshme franceze shkruan se Pochettino mund ta bindë bashkatdhetarin e vet Messi t’i bashkohet atij në PSG.
Pochettino nuk e ka fshehur asnjëherë admirimin për Messin dhe dëshirën për ta stërvitur atë. Dhe duke qenë se e ardhmja e Messit nuk është e sigurt, sepse ai nuk e ka vazhduar kontratën me Barçën, kalimi i tij në PSG nuk mund të përjashtohet.
/Gazeta Express/
Zgjedhja e presidentit, nis takimi i Kurtit me Abdixhikun
Raportohet se një burrë nga Kosova ka vrarë ish-gruan në Aus...
Gashi: Sigurimi Shëndetësor të jetë prioritet për reduktimin...
SHBA-ja, Irani dhe ndërmjetësit diskutojnë për një armëpushi...
SHBA kërkon 152 milionë dollarë për rihapjen e Alcatrazit
AAK përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e...