Mauricio Pochettino tanimë është kandidati kryesor për të zëvendësuar Gareth Southgate si trajner i kombëtares së Anglisë.
Megjithëse mediat angleze raportuam se për ndeshjet e Shtatorit “Tre Luanët” do të udhëhiqen nga Lee Carsley, trajneri i U-21 të Anglisë, Federata Angleze po shqyrton mundësitë për një zëvendësim afatgjatë, shkruan Arbresh.info.
Pochettino u largua nga Chelsea pas sezonit 2023/24 dhe aktualisht është pa punë.
Ai është i hapur për të drejtuar kombëtaren angleze dhe ka një njohuri të thellë të futbollit në Angli, duke drejtuar Southampton që nga viti 2013 dhe më pas duke udhëhequr Tottenham Hotspur për pesë vjet.
Federata Angleze po shqyrton me kujdes kandidatët për të pasuar Southgate, i cili u largua pas 8 vitesh në drejtimin e kombëtares.
Deri tani, Pochettino ka shanset më të mëdha për të marrë drejtimin e “Tre Luanëve” dhe për t’i udhëhequr ata në Kupën e Botës./ Arbresh.info
Ndeshje e çmendur: Parisi e fiton aktin e parë gjysmëfinal n...
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit