Andre Onana ka bërë një tjetër gabim që i ka kushtuar me humbje Manchester Unitedit.
Djajtë e Kuq janë mposhtur në Old Traford 3-2 nga Galatasaray në kuadër të xhiros së dytë të Ligës së Kampionëve.
Pas gabimit të mbrëmshëm, tifozët e United kanë shpërthyer në rrjetet sociale ndaj Andre Onanas, por trajneri Erik Ten Hag vazhdon t’i dalë në mbrojtje portierit kamerunas.
Tekniku holandez ka thënë pas ndeshjes se Andre Onanën do ta mbështes dhe se kamerunasi është një portier i madh dhe një nga më të mirët në botë.
“Unë do ta inkurajoj Onanën, do ta mbështes. Do të flas me shumë futbollist, por në veçanti me Onanan ku do ta ketë mbështetjen time”.
“Ai është portier i madh. Ai mund të jetë një nga më të mirët në botë”, tha Ten Hag.
“Ne kemi parë tashmë aftësitë e mëdha të Onanës dhe gjithashtu personalitetin e tij. Ai do të rikthehet, jam i sigurt”, përfundoi trajneri holandez. /Telegrafi/
Mbyllet pa fitues sfida mes Prishtinës dhe Dukagjinit
Bllokada e porteve iraniane hyn në fuqi
Rama këshilla për operatorët turistikë: Kujdes me çmimet, mu...
Ky është paralajmërimi për anijet që shkelin bllokadën ameri...
Gjyqtari slloven ndanë drejtësinë në sfidën Bayern – R...
Zgjedhjet në Hungari, reagon Rama: I uroj gjithë të mirat mi...