Më herët ishte raportuar se UEFA dëshironte ta përdorte këtë teknologji edhe në Ligën e Kampionëve, duke filluar nga çerekfinalet. Mirëpo, ky spekulim është mohuar nga presidenti aktual, Aleksander Ceferin, i cili ka thënë se VAR-i nuk është ende mjaftueshëm i qartë për t’u përdorur në garën më elitare të Evropës.
VAR-i konsiderohet si një inovacionet më të nevojshme në futboll, dhe përdoret në Serie A, Bundesligë dhe La Liga. Kjo teknologji u përdor gjithashtu edhe në Kupën e Botës, ku u vlerësua si një sukses i madh. Por, Platini, i cili ka qenë gjithmonë kritik ndaj teknologjisë, e ka bërë të qartë se VAR-i vetëm i mbron interesat e njerëzve në fuqi.
“VAR-i nuk ka sjellë më shumë drejtësi në futboll. Unë e njoh FIFA-n, është puna e tyre të gjejnë statistika që i konvenojnë. VAR-i mund të ndihmojë gjyqtarët vetëm për të treguar nëse topi e ka kaluar vijën e portës dhe nëse një lojtar ka qenë në pozitë jashtë loje, pasi që këto vendimeve bazohen në fakte: brenda apo jashtë”, ka thënë ish-lojtari i Juventusit, Platini.
“Aty nuk ka vend për interpretim, por edhe në këto raste është e rrezikshme. VAR-i u përdor në finalen e Kupës së Botës, por për golin e parë të Francës, i cili erdhi nga një gjuajtje e lirë, nuk kishte pasur fare ndërhyrje të gabuar nga lojtari i Kroacisë. Ndërsa për penalltinë e Griezmann, gjyqtari i VAR-it e kishte thirrur gjyqtarit kryesor, dhe ai u bë kukull e tij”.
“A kishte apo jo një dorë të lojtarit të Kroacisë? Të gjithë kroatët insistuan se lëvizja e dorës kishte qenë e pavullnetshme, ndërsa të gjithë francezët kërkonin një penallti”.
“Kush e di, ndoshta nesër kapitenët dhe portierët do të kenë dëgjuese në vesh dhe trajnerët do t’i flasin atyre dhe do t’i udhëzojnë gjatë ndeshjeve. Duke bërë gjëra të tilla, ne po e shkatërrojmë futbollin, gjë që ka ndodhur çiklizëm dhe F1. Ne veçse i kemi shkatërruar gjyqtarët”.
“Pse po e mbështesin VAR-in të gjithë udhëheqësit e referimit? Sepse kjo gjë i mbron ata dhe ata gjithmonë ja mbajnë atyre nga të cilët ushqehen”.
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...