Real Madridi besohet se ka një plan sekret për ditën e fundit të merkatos së muajit janar të transferimeve.
Sipas raporteve nga mediat në Spanjë, ‘Los Blancos’ janë duke planifikuar të rrëmbejnë në ditën e fundit të afatit kalimtar superyllin Mauro Icardi, megjithëse trajneri Zinedine Zidane thuhet se nuk është një tifoz i argjentinasit, transmeton portali arbresh.info.

Megjithatë, presidenti Florentino Perez është i vendosur për të shpëtuar sezonin e klubit derisa ata vazhdojnë qëndrimin në pozitën e katërt në tabelë.
Pra, gazeta spanjolle ‘Don Balon’ sugjeron që presidenti i kampionit të Evropës dhe Spanjës është i gatshëm lë anash dëshirat e Zidanes dhe të rrëmbej sulmuesin.
Kjo besohet se është një rrezik i madh gjithashtu për të shkaktuar edhe më shumë trazira prapa skenave në klub./arbresh.info/
Rolls‑Royce Phantom i rrallë zbukurohet me laser
Cila është temperatura ideale në shtëpi për të qenë të shënd...
Doktori zbulon se kur duhet ta pini kafenë e fundit nëse don...
Ushqimet që duhet të hani nëse dëshironi lëkurë të shëndetës...
Kusari Lila pranon detyrën e ministres
43-vjeçari gjendet pa shenja jete në Llapçevë të Malishevës