Cristiano Ronaldo është në dijeni se sa e rëndësishme është për të ndalur Lionel Messin pasditen e sotme (e shtunë) në El Clasico dhe raportohet se ka një plan për ta bërë këtë.
Real Madridi nuk mund ta përballoj assesi humbjen ndaj rivalit katalunas në Santiago Bernabeu pasi ‘Los Blancos’ janë tashmë 11 pikë prapa tyre në tabelë, megjithëse me një ndeshje më pak të zhvilluar, transmeton portali arbresh.info.
Lionel Messi është në krye të La Ligas si golashënues pas 14 golave nën emrin e tij dhe shpreson të realizojë edhe ndaj rivalit të tij të përbetuar.
Por, Ronaldo ka një plan për tu siguruar që skuadra e tij ta ndal atë për të mos humbur më shumë pikë.
Gazeta spanjolle ‘Don Balon’ pretendon që Ronaldo është duke kërkuar nga bashkëlojtarët e tij që të mos shfaqin mëshirë ndaj reprezentuesit argjentinas dhe ata do ta ndalin atë në çdo përpjekje për tu siguruar që të mos ketë ndikim në lojë./arbresh.info/
Rama për Politico: SHBA-të mund të sulmojnë Iranin nga Shqip...
Papa u bën thirrje SHBA-ve dhe Iranit të rikthehen në negoci...
Sot shpallet aktgjykimi për rastin “Banjska”
Kuvendi sot në dy seanca, njëra për ish-kongresmenin Eliot E...
Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen
Në nderim të Qosjes, sot ditë zie shtetërore në Kosovë