Chelsea thuhet se do t’i ofroj një shifër marramendëse të hollash trajnerit Antonio Contes për siguruar këtë verë transferimin e shënjestrave kryesore.
Chelsea është afër përfundimit të një sezoni jashtëzakonisht impresiv nën udhëheqjen e Antonio Contes, transmeton portali arbresh.info. “Blutë” do të shpallen kampion nëse mposhtin West Bromi të premten derisa kanë gjasa të fitojnë edhe ‘FA Cup’ në finale kundër Arsenalit.
Megjithatë, kualifikimi tashmë i siguruar në Ligë të Kampionëve për sezonin e ardhshëm do shtoj kërkesat për një skuadër më të mirë, dhe gjiganti në Premierë Ligë ka menduar t’i ofroj atij një shumë të hollash për të përforcuar skuadrën.
Sipas një raporti nga ‘The Mirror’, Conte shpreson të rrëmbej tre yje që gjendet te skuadrat rivale në Premierë Ligë.
Alexis Sanchezi i Arsenalit, Romelu Lukaku i Evertonit dhe mbrojtësi i Southamptonit, Virgil van Dijk, thuhet se janë në radarin e tij./arbresh.info
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...
Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci