Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mbrëmjen e sotme (e enjte) mes Kosovës dhe Danimarkës.
Intensiteti i lojës ishte në nivel pavarësisht se takimi është miqësor dhe një numër i madh shansesh ishin qysh në fillim të ndeshjes, raporton portali arbresh.info.
Sulmuesi qendror Vedat Muriqi rrezikoi portën e portierit Kasper Schmeichel gjatë minutave të parë, ndërkohë që rastet të tjera nga kombëtarja edhe në minutat në vazhdim nuk munguan.
Mirëpo, edhe skuadra mysafire kishte një rast tejet të mirë me anë të sulmuesin Jacob Bruun Larsen, por 20-vjeçari dështoi me goditjen e tij të lehtë drejtë portës përball Arjanet Muricit.
Vetëm tre minuta pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë, “Dardanët” gjetën portën pas një ndërprerje të cilën e ekzekutoi Besar Halimi për ta futur më pas në rrjetë me kokë mbrojtësi Amir Rrahmani.
Ylli i Kosovës paraballoi portierin Schmeichel në minutën e 43′ për të shënuar për 1 me 0./arbresh.info/
(Shikoi golin duke klikuar këtu ose më poshtë)
https://www.dailymotion.com/video/x74lze5
Emocione në Big Brother: Luizi surprizohet nga vajza e tij, ...
Tërmeti 4.8 ballë që goditi Kosovën, pamjet që tregojnë se s...
“Mbyllet këtu e gjitha”/ ‘Përçahen’ dy kunatat në Big Brothe...
Shërbimi Gjeologjik konfirmon tërmetin: Kishte potencial rre...
Chelsea ndalet me barazim nga Leeds United
Presidenti Macron: Sistemi amerikan i drejtësisë “duhet të b...