Vedat Muriqi është rikthyer protagonist në Spanjë me fanellën e skuadrës së tij Mallorca.
Në fakt sulmuesi kosovar e ka kthyer te fitorja ekipin spanjoll pas shtatë humbjeve radhazi në kampionat.
Prizrenasi shënoi golin e vetëm në fitoren e madhe të Mallorcas 1-0 ndaj Atletico Madrid.
“Pirati Vedat Muriqi ka një plan për ta shpëtuar Mallorcan”, thuhet në postimin e La Ligas.
Dizajni i Muriqit si pirat ka marrë mijëra pëlqime në Instagram dhe ai është bërë viral duke u shpërndarë jashtëzakonisht shumë.
Madje postimi i La Ligas i ka pëlqyer edhe Muriqit që gjithashtu e ka ndarë atë bashkë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
lexo edhe:
La Liga bën diçka speciale për Muriqin në profilin e saj zyrtar në Facebook
Trump: S’ka marrëveshje me Iranin derisa të rihapet ngushtic...
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...