Gerard Pique ka folur para “El-Clasicos” se parë të këtij viti.
Spanjolli ka thënë se ka pritshmëri të mëdha për gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës e cila do të zhvillohet të mërkurën në ora 20:00.
Qendërmbrojtësi i Barcelonës, ka thënë se madrilenët kanë skuadër të nivelit të lartë, por katalunasit kanë aftësi që t’i dëmtojnë ata.
“Real Madrid kanë nivel të lartë, por mund t’i dëmtojmë. Ishte e padrejtë që ata morën tri pikë në ‘Camp Nou”- ka thënë Pique.
“Situata ka ndryshuar prej atëherë”- shtoi qendërmbrojtësi i katalunasëve.
Barcelona nuk është duke pasur ndonjë formë të mirë në këtë sezon, ku gjatë vitit të kaluar ka pasur probleme tejet serioze me financat.
Ndërsa madrilenët janë liderë të tabelës së La Ligës ku është 9 pikë larg Sevillës e cila gjendet në pozitën e dytë. /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...