Milan po kalon një periudhë të vështirë në kampionat, kjo pasi skuadra e Piolit nuk e njeh fitoren prej katër javësh, ndërsa ka humbur hapin sa i përket kreut të tabelës.
Si të mos mjaftonte mungesa e rezultateve, Milan vuan edhe nga dëmtimet, situatë e cila po ndikon javë pas jave dhe po kushtëzon gjithmonë e më shumë trajnerin Stefano Pioli.
Por, një sinjal pozitiv mund të jetë fakti që kampionati do të ndalojë për dy javë dhe kjo kohë mund të shfrytëzohet, sidomos për Rafael Leaon.
Portugezi nuk ia doli të mbyllte ndeshjen e fundit përballë Lecces dhe pas testeve mjekësorë, shkalla e dëmtimit nuk është e lartë, por sulmuesi ka kohë për një pushim dy javor, ndoshta edhe për dy apo tre ditë më shumë.
Pra rikthimi i tij është parashikuar të ndodh në fundin e muajit nëntor, ndërsa burime pranë klubit kanë raportuar se ai nuk do të jetë i gatshëm për takimin ndaj Fiorentinas por që stafi mjekësor dhe lojtari vetë do të provojnë të bëjnë maksimumin që të rikthehet për ndeshjen ndaj Borussia Dortmund në UEFA Champions League.
Këto zëra janë pothuajse të konfirmuara, për shkak se Pioli, pavarësisht ndërprerjes së kampionatit do të vijoj punën me skuadrën, sepse nuk ka kohë për pushim, sidomos pas rezultateve të tilla dhe trajneri do të përgatisë një skuadër pa Leaon ndaj Fiorentinas, që në vetvete do të jetë një test shumë i rëndësishëm për rrjedhën e kampionatit./ss
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...