Trajneri i Milanit, Stefano Pioli tha që Manchester United janë favoritët më të mëdhenj në Europa League, por kujtojnë momente të lavdishme në historinë e Rossonerëve.
Rossonerët do të përballen me Manchester United për herë të parë në 11 vjet në kuadër të Evropa Ligës.
Ndeshja e fundit përfundoi me një humbje 4-0 në Old Trafford, por ishte hera e vetme që United eliminoi Milanin nga një garë evropiane dhe Pioli vuri në dukje historinë e lavdishme nga takimet e mëparshme.
“Do të jetë një ndeshje stimuluese dhe motivuese për ne,” i tha Pioli agjencisë së lajmeve ANSA.
“Ne ndeshemi me favoritët më të mëdhenj të garës. Një kundërshtar dhe një stadium që kujtojnë momente të lavdishme në historinë tonë” – u shpreh Pioli.
Milan kaloi tutje dje falë më shumë golave të shënuar si mysafir ndaj Crvena Zvezdës.
Vetëvendosje fton PDK-në e LDK-në të propozojnë tre emra për...
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...