Pioli dëshiron qëndrimin e Ibrahimovic te Milan

15:06 | 25 Korrik 2020
A Z

Ibrahimovic duket se i ka dhënë shumë skuadrës së Milan.

Milan ka treguar një tjetër fytyrë pas ardhjes së Zlatan Ibrahimovic në skuadër, sidomos pas rifillimit të sezonit, pas një pauze të gjatë që erdhi si pasojë e pandemisë Covid-19.

Një nga akterët kryesor të skuadrës ishte Zlatan Ibrahimovic, i cili dha eksperiencë në skuadër. Lidhur me të ardhmen e suedezit ka folur edhe trajneri i Milan, Stefano Pioli.

Pioli thotë se do të dëshironte që Ibra të jetë me skuadrën e Milan edhe në sezonin tjetër.

“Kontributi që ka dhënë në rritjen tonë është evident. Shpresoj të punoj sërish me të, por ka akoma shumë gjëra që duhet vendosur në tavolinë”, ka thënë Pioli.

“Nuk ka dyshimpër faktin se ai akoma është mirë dhe mund të vazhdojë, por varet nga aspekte të ndryshme”, ishin fjalët e trajnerit për Ibrahimovic.

Veterani i Milan, Ibra, ka shënuar shtatë gola në 16 paraqitje që kur erdhi te Milan në janar.

Shpërndaje në rrjete sociale