Lojtari i Klubit të Pingpongut PRiPING anglezi Christopher Doran është shpallur kampion i turneut memorial “Gazmend Berisha – Kalega” mbajtur sot në qytetin e Pejës.
Turneu i organizuar nga KPP Maestro, në bashkëpunim me Komunën e Pejës ishte turneu më masiv i pingpongut që nga lirimi i masave parandaluese për Covid-19, ku morrën pjesë mbi 100 lojtarë të FPPK-së.
Për anglezin Doran, ky turne ishte turneu i parë që morri pjesë në gara individuale në Kosovë dhe u shpallë kampion duke fituar bindshëm të gjitha ndeshjet.
Pas lojës kampioni u shpreh se ka kaluar një kohë e gjatë që kur kam marr pjesë në gara individuale për shkak të ndalimit të aktiviteteve në vitin e fundit dhe se është i lumtur më triumfin.
“Kanë kaluar më shume se 18 muaj që nga turneu im i fundit individual dhe ky turne sot ishte emocionues pasi luajta pas një kohe kaq të gjatë. Sot kishte ndeshje atraktive dhe ishin mjaft konkuruese ndeshjet në gjysëmfinale dhe finale andaj jam i lumtur që fitova këtë turne” u shpreh ai.
Në fund të garave fituesit u shpërblyen me kupa, medalje dhe mirënjohje. Tek meshkujt nënkampion u shpall Fatih Karabaxhaku, ndërsa vendet e treta rëmbyen Kreshnik Mahmuti dhe Eroll Boshnjaku nga Prizreni. Kurse në kategorinë e femrave Linda Zeqiri zuri vendin e parë, Shega Hashani vendin e dytë kurse vendin e tretë Alma Mehmeti dhe Hanife Zeqiri./arbresh.info/


Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi