Fabian Edwards kryeson eventin historik të PFL në Madrid, ndërsa Lerone Murphy udhëheq UFC Fight Night në Londër – dy britanikë që ndezin fundjavën më të zjarrtë të MMA në Evropë!
Në një kthesë interesante për skenën evropiane të MMA-së, organizata PFL (Professional Fighters League) ka arritur të organizoj eventin e parë madhor të MMA në Spanjë, para se këtë ta bëj UFC, duke treguar ambicien e saj për zgjerim global dhe rritjen e interesit për sportin në vendin iberik, pavarësisht se UFC ka një yll spanjoll si kampion në Ilia Topuria.
Eventi historik në Madrid zhvillohet sot më 20 Mars 2026, me Fabian Edwards (vëllai më i vogël i ish kampionit të UFC, Leon Edwards), që kryeson main eventin kundër Costello van Steenis.
Kjo përballje jo vetëm që sjell talentë elitarë evropian në Madrid, por lidhet edhe me një nga familjet më të njohura në MMA.
Ndërkohë, UFC rikthehet në Londër, të shtunën më 21 Mars 2026 (Main Card nga ora 21:00), me britanikun Lerone Murphy që kryeson main eventin në UFC Fight Night në Arenën O2 në Londër, duke u përballur me Movsar Evloev, një tjetër luftëtar i pamposhtur në divizionin Featherweight apo kategoria deri <66 kg.
Kjo luftë ka rëndësi të madhe për të përcaktuar sfiduesin e ardhshëm për titull kundër kampionit Alexander Volkanovski.
Këto dy evente të njëpasnjëshme nënvizojnë një fundjavë vendimtare për MMA-në në Evropë, ku Spanja hyn fuqishëm në skenën globale, ndërsa Mbretëria e Bashkuar vazhdon të jetë një qendër e fortë për sportin e arteve mikse marciale, me dy britanikë që kryesojnë luftërat kryesore në dy eventet më të mëdha evropiane të fundjavës.
Si zakonisht, ArtMotion do të transmetoj LIVE eventin e UFC Fight Night në Londër, që zhvillohet në Arenën O2, duke filluar me luftërat e Main Card, që nisin nga ora 21:00 në mbrëmje, këtë të shtunë në kanalin Sport 5.
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...
Trump thotë se Izraeli do të jetë i gatshëm të përfundojë lu...
“ Ka shenja pendese, s’është i dhunshëm’’, flet avokati i Gj...
Sorensen takim me Hanrahan në ShBA, pas dakordimit me Kurtin...