Ndeshja kualifikuese e Kupës së Botës mes Brazilit dhe Argjentinës të dielën është pezulluar për arsye shëndetësore, transmeton Anadolu agency (AA).
“Ndeshja mes Brazilit dhe Argjentinës u pezullua”, tha ekipi kombëtar argjentinas i futbollit në Twitter.
Zyrtarët e Agjencisë Rregullatore të Shëndetit të Brazilit (Anvisa) bastisën “Arena Corinthians” në Sao Paulo në minutën e gjashtë të ndeshjes për të ndaluar katër lojtarë të Premierligës Angleze nga Argjentina – Giovanni Lo Celso, Cristian Romero, Emiliano Buendia dhe Emiliano Martinez – të cilët dyshohet se hynë në Brazil nga Britania pa respektuar kërkesat e karantinës.
Superylli argjentinas Lionel Messi bëri vërejtje ndaj autoriteteve shëndetësore braziliane në fushë, duke thënë: “Ne kemi qenë këtu për tri ditë dhe ju keni pritur derisa të fillojë ndeshja për të na thënë që nuk mund të luajmë”.
Gjyqtari dhe komisioneri i ndeshjeve do t’i paraqesin një raport Komitetit Disiplinor të FIFA-s, i cili do të përcaktojë hapat që duhen ndjekur, tha Konfederata e Futbollit të Amerikës së Jugut (CONMEBOL) në Twitter pas incidentit.
Mbi 1400 zyrtarë ende nuk e kanë deklaruar pasurinë
Aro Muric: Jemi gati, e kemi merituar dhe do të japim maksim...
Pamje si nëpër filma: Shembet rruga Malush Kosova në Prishti...
Vazhdon stërvitjet intensive para përballjes me Turqinë
Ankohet qytetari, njehësori i energjisë tregon gabim orën e ...
Zbulohet magazina me drogë në Shijak, arrestohen 4 persona