Chelseat i është ofruar shansi për të ri-nënshkruar me portierin Petr Cech, pasi ata janë duke u përgatitur për kalimin e Thibaut Courtois te Real Madridi.
Klubi në Stamford Brdige është gjithashtu i interesuar për shërbimet e Kasper Schmeichel dhe Gianluigi Donnarummas në rast se belgu largohet nga veriu i Londrës këtë verë, transmeton portali arbresh.info.
Arsenali është i hapur për të shitur Cechun në mënyrë që trajneri Unai Emery të krijoj fonte për të vazhduar rindërtimin e skuadrës.
Emery është ende duke kërkuar nënshkrimin me Steven N’Zonin, i cili fitoi Kampionatin Botëror me Francën këtë verë. Trajneri kishte punuar me N’Zonzin te Sevilla.
Portieri veteran tashmë ka refuzuar transferimin te Napoli për të vazhduar qëndrimin në Emirates, ku thotë se është i gatshëm për të luftuar për pozitën mes dy shtyllave me portierin e sapo arritur Bernd Leno.
Cech shpenzoi 11 sezone në Stamford Birdge duke fituar katër herë titullin në Premierë Ligë dhe Ligën e Kampionëve./arbresh.info/
Elijona shpërthen në lot, e merr malli për familjen
ShBA-ja ndjek cisternën e tretë të naftës të lidhur me Venez...
VV sot mban tubim në Podujevë, merr pjesë Kurti
Punonjësi i Pallatit Élysée vjedh enët e përdorura nga Macro...
I dyshuar për grabitje në Ohajo, një person tenton të qëlloj...
“T’kom djalë vallahi” – takim i veçantë i Kurtit me lo...