Ish mesfushori i Topxhinjëve e ka të vështirë të kuptojë se si bordi pret nga trajneri i ri sukses kur ka kaq pak para për të transferuar lojtarë të ri
Arsenal “nuk do të arrijë askund” nëse ka për të shpenzuar vetëm 60 milionë funte, thotë legjenda e këtij klubi Emmanuel Petit.
“Kur dëgjova për këtë shumë parash që e ka për shpenzime Emery nuk mund ta besojë. Ku dëshironë të shkojë Arsenali me 60 milionë funte? Askund! Jo në Premier Ligë”.
“Me këtë shumë parash edhe nëse merrni trajnerin më të mirë në botë skuadra nuk do të ndryshoi asgjë. Ka kualitet në klub, por jo sikurse Manchester City apo Liverpool. Ata kanë nevojë për shumë lojtar dhe lojtarë kualitativ”.
“Ne kemi nevojë për lojtarë me përvojë dhe të talentuar. Na duhet një karakter dhe personalitet më i madh si skuadër. Kjo na mungon. Për mua, 60 milionë funte janë qesharake”, ka thënë Petit.
Sekuestrohet automjeti i kosovarit në Gjermani, kishte plot ...
Begaj për Rugovën: Vizioni i tij për Kosovën sot është reali...
Nuk ndalet Ronaldo, realizon golin e 960 në karrierë
LDK thërret për nesër konferencë për media
Gerrard mendon se Liverpooli duhet t’i jap më shumë ko...
Talenti i ri dardan, Indrit Mavraj transferohet tek Lechia G...