Al Nassr ka vendosur të shtyjë dy ndeshjet e planifikuara në Kinë për nesër dhe të dielën e ardhshme për një datë të mëvonshme për shkak të dëmtimit të “yllit” portugez.
Cristiano Ronaldo i cili pa dyshim, do të ishte “magnet” për publikun kinez, mbajti një konferencë për shtypin, ku konfirmoi se nuk mund të luante.
“Siç e dini, në futboll ka gjëra që nuk mund t’i kontrollosh. Në 22 vjet nuk kam pasur shumë lëndime, kështu që jam shumë i trishtuar sepse unë dhe Al Nassr kemi ardhur për të shijuar këtë turne. Kam qenë shumë herë në Kinë, e para në vitin 2003 apo 2004. Këtu ndihem si në shtëpinë time, ndihem sikur është shtëpia ime e dytë”.
Al Nassr publikoi një deklaratë duke njoftuar shtyrjen e ndeshjeve për një datë të mëvonshme, pa specifikuar megjithatë arsyen. Biletat për ndeshjet kundër Shangai Shenua dhe Zhejiang u shitën brenda pak minutash. Shtyrja e dy ndeshjeve do të shmangë problemet e rendit publik që do të ishin krijuar nga mungesa në minutën e fundit të ish-lojtarit të Realit të Madridit dhe Juventusit.
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu