Sulmuesi i kombëtares holandeze, Bas Dost është tërhequr nga futbolli në moshën 34-vjeçare.
Në 29 tetor sulmuesi pësoi një atak kardiak gjatë ndeshjes NEC-AZ Alkmaar.
34-vjeçari arriti të shpëtojë vetëm falë ndërhyrjes së menjëhershme të stafit mjekësor të cilët e dërguan me urgjencë në spital.
Bas Dost ka lënë spitalin në Amsterdam, megjithatë, si masë paraprake i është vendosur një defibrilator i brendshëm. Pas diagnostikimit të miokardit, sulmuesi ka njoftuar se nuk do të zbresë më në fushën e blertë.
“Jam i lumtur që jam kthyer në shtëpi dhe do të shërohem tani. Dua të falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe”, tha Bas Dost në një mesazh për klubin./euronews.al
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...