Prej të premtes deri të dielën në Linz të Austrisë mbahet gara e radhës e turit botëror të xhudos, “Grand Prix Upper Austria”.
Në mesin e xhudistëve që do të marrin pjesë në këtë garë, janë edhe ata nga Kosova, pesë gjithsej.
Flaka Loxha, Fationa Kasapi, Akil Gjakova, Dardan Cena e Loriana Kuka do të jenë xhudistët që përfaqësojnë vendin tonë, shkruan Gazeta Express.
Nuk janë bartëse dhe medalja eventuale do të ishte sukses i madh si për Flakën ashtu edhe për Fationën.
Të shtunën në tatami dalin Akil Gjakova e Dardan Cena, që garojnë në kategorinë deri 73 kilogramë.
Akili si bartës i dytë është pretendent i fuqishëm për medalje. Dardani nuk është bartës dhe plasmani në tetë më të mirët do të ishte sukses i madh për të.
Të dielën garon Loriana Kuka në kategorinë deri 78 kilogramë. Ajo është bartësja e shtatë.
Loriana në fakt ka pasur telashe të mëdha kohët e fundit për të zënë vend në podium. Së fundi medalje me peshë fitoi në qershor të vitit të kaluar.
Hargreaves pas vizitës në QKN: Pas certifikimit, është koha ...
Deschamps nuk shqetësohet për Mbappen: Po i ruan golat për K...
Automjeti i vjedhur në Fushë Kosovë gjendet në Mitrovicën Ve...
BE propozon sanksione të reja mbi naftën ruse, ‘flotën...
Investimi 4 miliardë dollarë, bekim për Shqipërinë, Rama: In...
Nunez mund ta ketë një rikthim sensacional tek Liverpooli