Pesë prej njëzetepesë futbollistëve të ftuar nga përzgjedhësi Bernard Challandes për dy ndeshjet kualifikuese për Euro 2020 kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë kanë zbritur sot në fushën e gjelbër të stadiumit ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.
Samir Ujkani, Visar Bekaj, Atdhe Nuhiu, Milot Rashica dhe Florent Hadërgjonaj, të cilët tashmë ndodhen në Kosovë, i kanë filluar stërvitjet për dy ndeshjet e qershorit.
Ata ishin nën përkujdesjen e trajnerit të përgatitjes fizike, Thomas Richard dhe trajnerit të portierëve, Ahmet Beselica.
Fillimisht futbollistët i kanë dëshiruar mirëseardhje Florent Hadërgjonajt dhe më pas për rreth dy orë kanë punuar kryesisht në aspektin fizik.
Ata do të vazhdojnë stërvitjet edhe në ditët në vijim me lojtarë tjerë që arrijnë në ndërkohë, por stërvitjet e kompletuara do të fillojnë më 2 qershor, kur ekspedita e Kombëtares do të akomodohet në hotel “Emerald”.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...